Telegrafi

Teuta Krasniqi me dedikim emocional për Adonisin: Të dua ty dhe dashurinë tonë që gjithmonë vazhdon të rritet

Sot (e hënë), është një ditë mjaft e veçantë për aktoren e njohur kosovare, Teuta Krasniqi.

Kjo ngase bashkëshorti i saj, Adonis Morina, feston ditëlindjen dhe në këtë ditë nuk ka munguar një dedikim emocional nga 36-vjeçarja.

E njëjta ka publikuar disa fotografi në rrjetin social, Instagram, përmes të cilave e shpreh dashurinë e sinqertë që ka ndaj burrit të saj.

“Dashuria ime, shtëpia ime, vendi im i lumtur, gjithçka e imja. Edhe 100 here me jetu, asgjë nuk kisha ndryshuar, sepse gjithçka më ka sjellë mua te ti dhe të ka sjellë ty te unë. Urime ditëlindjen shpirti im”.

“Të dua ty dhe e dua dashurinë tonë që gjithmonë vazhdon të rritet e të përmbushet në më të shtrenjtën familjen tonë. Faleminderit që je ky që je. Të paçim gjithmonë. Të duam shumë, Kaia, Tara dhe unë”, janë fjalët e Teutës dedikuar Adonisit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teuta Krasniqi

Çifti përndryshe bashkëjetojnë prej vitesh, gjersa së bashku kanë një vajzë, Kaiën, dhe Tarën, nga martesa e parë e Teutës. /Telegrafi/