Site icon Telegrafi

Teuta Krasniqi: Axha Adem, faleminderit për gjithçka që i dhurove skenës artistike shqiptare

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit dhe ish-deputetit, Adem Mikullovci.

Ajo tregon se ishte vetëm 17 vjeçe kur aktori tashmë i ndjerë ia besoi një rol në komedinë e tij përkrah aktorëve: Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi.

E njëjta njëherësh rrëfen se Mikullovci ia plotësoi ëndrrën e aktores si dhe e falënderon për gjithë përkrahjen që ia ka bërë.

Ky është postimi i plotë i aktores Krasniqi të cilën e publikoi në Instagram:

“Axha Adem, isha vetëm 17 vjeçare kur ma besove nje rol ne komedine tende te njohur asokohe. Duke fluturuar nga gezimi erdha ne xhirime. Skena ime ishte bashke me dy aktoret e mrekullueshem, Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi.

Trema e paspjegueshme… por axha Adem ishte shume mirekuptues. Pas perfundimit te xhirimit, axha Adem me dha nje zarf, nuk e kisha as idene pse po ma jep ate zarf, gjëja e fundit qe kisha pritur ishte te merrja honorar per punen qe sapo bera dhe ndjehesha qe une duhej te bëja edhe më shume falenderime qe po ma plotëson ëndrrën time për t’u bëre aktore, por axha Adem me trajtoj sikur te isha aktore profesioniste. Xhirimet bëheshin ne ( atëkohë ) Hotel “Iliria” dhe nuk do ta harroj kurr ndjesine qe kisha kur dola nga aty. E lumtur, e përmbushur, sikur fluturoja nga ndjenja qe tashme une hyra ne mesin e aktorëve qe gjithmone i kisha dashur dhe kisha ëndërruar te luaj me ta. Këtë ëndërr e bëri te mundur axha Adem i cili vetëm me reference te Adhurimit, me kishte marr në projektin e tij. Për shumë vite tjera vazhdova te jem pjese e projekteve te axhes Adem, bashkë me kastin e aktorëve me te mirë e të dëshmuar te kohës.

I kam thënë shume herë “Faleminderit” por dua ti them prap. Axha Adem, faleminderit per gjithë cka i dhurove skenes artistike Shqiptare, faleminderit që ma shtove dashurinë për profesionin tonë te shenjtë, faleminderit edhe për barcoletat tua të vecanta që nuk pritoje asnjehere ti perserisje vetem për te na bërë te qeshim. Jemi me fat qe te kishim. Pusho i qetë”.

Adem Mikullovci

/Telegrafi/

Exit mobile version