Telegrafi

Teuta Haxhiu fton Isa Mustafën dhe anëtarësinë e LDK-së t’i bashkohen AAK-së

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, u ka bërë ftesë anëtarëve të LDK-së që t’i bashkohen partisë së saj.

Haxhiu ka thënë se Mustafa dhe Haradinaj janë dy shkolla të ndryshme të qeverisjes.

“Ato tema që kanë qenë nën tavolinë të zotit Mustafa, zoti Haradinaj i ka nxjerrë mbi tavolinë dhe i ka zgjidhur. Qeverisja Mustafa dhe qeverisja Haradinaj janë dy qeverisje të kundërta”, ka theksuar ajo, për RTK.

“Jo vetëm Isa Mustafën, por i ftoj edhe të gjithë të tjerët që t’i bashkohen asaj. Është partia më serioze, të cilës çdo ditë i shtohen anëtarë të rinj”, tha Haxhiu.