Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka reaguar lidhur me arrestimin e kolegut të saj, deputetit Shkumbin Demaliaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës , e veçmas Parlamentit që urgjentisht të veprojnë dhe t’i marrin masat ndaj atyre që po fyen veteranët , po e shkelin ligjin në emër të të cilit po thirren qe sa më parë të lirojnë deputetin Demaliaj.
Postimi i plotë:
Pas turpit që e benë me lista duke i degraduar skajshëm vlerat e UÇK-së, tani prokuroria po mundohet t’i humb gjurmët duke i mjegulluar gjërat qoftë edhe përmes shantazheve ndaj deputetëve, madje madje ndaj invalidëve të luftës , siç veproi dje me zt.Shkumbim Demalija. Kjo në fakt është e papranueshme , jo vetëm për ne , por besoj për të gjithë ata që aspirojnë një shtet me standarde vërtetë demokratike.
Prandaj i bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës , e veçmas Parlamentit që urgjentisht të veprojnë dhe dhe t’i marrin masat ndaj atyre që po fyejnë veteranët , po e shkelin ligjin në emër të të cilit po thirren qe sa më parë të lirojnë zt Demaliajn.
Ligjet dhe drejtësia në Kosovë e kanë vulën e gjakut, gjak të cilin familja Demalijaj e dha për Kosovë te lirë për të funksionuar ligji e jo të fytet qytetari në emër të ligjit.
Lirojeni Shkumbinin !Sepse ai nuk paraqet kërcënim asnjëherë dhe në asnjë rrethanë . Ai e mbron ligjin dhe shtetin për të cilin dha aq shumë .Lirojeni pra, sepse ai është vlerë e jona e përbashkët!. /Telegrafi/