Site icon Telegrafi

Teuta flet për “mashkullin misterioz” afër saj (Foto)

Pas publikimit të një fotografie, ku aktorja Teuta Krasniqi shihet afër një mashkulli, zëra të shumtë u ngritën duke aluduar për një lidhje të re të aktores.

Mashkulli afër Teutës , që u përshkrua si “misterioz” del të jetë një fytyrë publike i njohur në botën e teatrit, transmeton Telegrafi.

“Ja kanë “huq” shumë fotos hahahah. Ajo foto është bërë pas premierës së shfaqjes “Gishti” e ai në foto është regjisori i shfaqjes Erson Zymberi e që nuk është aspak “mashkulli misterioz” por fytyrë e njohur për ata që e njohin pak teatrin” , ka thënë Teuta për Tribunën, e cila përhapjen e këtij lajmi e sheh si tendencioz.

“Po shihet që është prerë foto veç për titull tendencioz. Domethënë sa i përket fotos ja kanë huq shumë sepse Ersonin e kam shok dhe koleg, e sa i përket asaj a jam pranë një lidhje me dikë, është qështje imja private”, ka shtuarj tutje aktorja.

Ndryshe ish bashkëshorti i saj këngëtari Blero,  tanimë ka krijuar në lidhje të re me Afrona Dikën, që e kanë pranuar publikisht. /Telegrafi/Tribuna/

Exit mobile version