Teuta Krasniqi kohë më parë u bë nënë për herë të dytë, tash me bashkëshortin Adonis Morina.
Aktorja ka lënë prapa martesën me Bleron, por Tara e shoqëron atë në çdo hap.
Tash, ajo i është gëzuar edhe një vajze të vogël, e cila ka lumturuar familjen e çiftit, të cilët nuk po e fshehin gëzimin edhe publikisht.
Teuta me anë të një kolazhi të fotove është shprehur tejet e lumtur që ka në krah Adonisin dhe dy vajzat e saj, teksa vajzën që e ka me të e shohim për herë të parë, shkruan Telegrafi.
Aktorja përkundër angazhimeve po gjen kohë për fëmijët e saj dhe Adonisin. /Telegrafi/