Telegrafi

Tetovë, protestë kundër bixhozit (Foto/Video)

Sot në sheshin “Iliria” në Tetovë mbahet protestë kundër bixhozit që e organizon Lëvizja Anti-bixhoz.

E pranishme në protestën e sotme është edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi si dhe krerët e bashkësive fetare në Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët protestojë kundër kazionve dhe bastoreve të shumta në qytet.

Kreu i Bashkësisë fetare në Tetovë, Qani Nesimi tha se nuk ka dyshim se të gjithë njerëzit e zgjedhur si në nivel qendror dhe në atë vendor do ta marrin seriozisht këtë problem i quajtur kazino që nuk ka lënë rrugë të lirë në Tetovë. “Do të kërkojmë që rinia jonë të jetë shëndoshë dhe jo të kërkojë zgjidhjen në kazino”, tha kreu i BFI- Tetovë, Qani Nesimi.

Prifti Aleksandar Stojanovski në fillim të fjalimit tha se kjo nismë është që të gjithë i bashkon dhe se Kisha e mbështet dhe përshëndet këtë nismë të Lëvizjes Anti-Bixhoz. Ai tha se Kisha gjithmonë kundër këto kazinotë, duke ju bërë thirrje të heqin nga qyteti kazinotë dhe nëse miratohet ndonjë vendim i tillë të jetë i rreptë.

Udhëheqësi i Lëvizjes Anti-bixhoz, Qemal Abdiu tha kërkesat e mëparshme të Lëvizjes Anti-bixhoz kanë hasur në vesh të shurdhër. Ai përmendi kërkesat e Lëvizje Anti-bixhoz, siç janë distancimi prej 3 kilometrave i kazinove nga secili vendbanim, profiti i fitimit prej 5% nga kazinotë të shkojë te viktimat e lojërave të fatit si dhe Strategji Kombëtare për edukimin kundër bixhozit. Ai ju bëri thirrje deputetëve të mos votojnë ligjin e propozuar nga Ministria e Financave që përkrah bixhozin dhe varfëron popullin./Telegrafi/