Telegrafi

Tetovë, përfundon në polici pronari i deponisë që shau dhe kërcënoi punonjësit e mediave

MPB njofton se është parashtruar kallëzim ndaj një 38-vjeçarit i cili gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar, dhe penguar gazetarët në punën e tyre në raportim për djegien e deponisë në rajonin e Tetovës.

Lexo po ashtu SHGM: Gazetarët dhe kameramanët pengohen të bëjnë punën e tyre në Bërvenicë, organet kompetente të marrin masa

Nga MPB thonë se gjatë ditës së sotme me të njëjtin është kryer bisedë informative.

“Sot (24 gusht) është zhvilluar bisedë zyrtare me A.S.(38) nga Çegrani i Gostivarit, pronar i deponisë, pas së cilës ndaj tij është bërë kallëzim sipas Nenit 13 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Gjegjësisht, dje (23 gusht), rreth orës 12:30 në zonën “Dimnovicë”, rajoni i Stençës, Tetovë, A.S. është sjellë në mënyrë agresive, i ka penguar në punën e tyre dhe ka kërcënuar S.Z.(35) dhe B.P.(36), të dy nga Tetova, të cilët kryenin detyra profesionale si gazetarë”, thonë nga MPB.

Lexo po ashtu Pronari i deponisë në rajonin e Tetovës kërcënon dhe shanë ekipet e mediave, nuk i lejon të xhirojnë