Nxënës të klasave të nënta të shkollave fillore “Kikish”, “Liria” dhe “Migjeni” në Tetovë, kanë dale sot në protesta në qendër të qytetit.
Nxënësit protestuan kundër ndotjes së ajrit, problem i cili është aktual në çdo qytet në vend.
Nxënësit fillimisht u mblodhën në qendër të qytetit, ndërsa më pas u nisën drejtë Komunës për të shpreh revoltën e tyre, kundër siç shprehen ata ndotjes enorme të ajrit e cila rrezikon shëndetin e tyre.