Site icon Telegrafi

Arifi premton përkrahje për Lëvizjen Anti Bixhoz në Tetovë

Lëvizja Anti-bixhoz ka takuar sot kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin që njëkohësisht është edhe nënkryetare e BDI-së për të kërkuar prej saj dhe partisë që ajo përfaqëson, përkrahje për sjelljen e Ligjit të ri për kazinotë në vendin tonë, sidomos për pikën ku hasen pengesat, largimin e objekteve të bixhozit të paktën tre kilometra nga vendbanimet.

Anëtarët e lëvizjes anti bixhoz kanë kërkuar nga zonja Arifi dhe partia që ajo përfaqëson të ndikojnë tek deputetët që të përkrahin kërkesën e lëvizjes që objektet e lojërave të fatit, gjithsesi të largohen nga vendbanimet të paktën tre kilometra dhe jo vetëm 500 metra vijë ajrore, siç është paraparë në propozim ligjin e ri për lojërat e fatit i cili po ashtu nuk parasheh edhe largimin e tyre nga objektet fetare dhe arsimore.

Lexo po ashtu Tetovë, protestë kundër bixhozit (Foto/Video)

Anëtarët e kësaj lëvizjeje sot edhe një herë kanë përsëritur ftesën e tyre drejtuar krerëve të partive politike për takim, pas ngecjes së bisedimeve me deputetët.

Thirrja për takim me liderët e partive politike dhe me kryetaren e komunës së Tetovës, ka ardhur si pasojë e mos gjetjes së gjuhës së përbashkët me deputetët shqiptarë po edhe ata maqedonas, në pikën që rregullon largësinë e kazinove nga vendet e banimit./alsat/

Exit mobile version