Telegrafi

Tetovari fitoi çmimin British Mortgage Awards 2017

Emrit të shqiptarëve që korrin suksese në vendet e zhvilluara i shtohet edhe një tjetër që dëshmon se, ndonëse konsiderohemi si vend me cilësi të pakta, megjithatë arrijmë të nxjerrim njerëz të suksesshëm.

Kështu, tetovari Jeton Asani, i specializuar në çështje financiare dhe i punësuar në Metro Bank, ka arritur që të mundë konkurencën e madhe në British Mortgage Awards 2017, për t’u shpallur më i miri në sferën e hipotekave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, British Mortgage Awards vlerëson njerëzit për arritje të larta në industrinë e hipotekave./Telegrafi/