Ulpiana është mposhtur në shtëpi me rezultat 3-0 nga Prishtina në kuadër të javës së 16-të të BKT Superligën e Kosovës.
Golat për mysafirët i realizuan Leutrim Kryeziu dy here dhe nga Besnik Krasniqi shënoi nga pika e bardhë.
Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, ka thënë se humbja ka ardhur si pasojë e lodhjes së lojtarëve.
‘Kemi luajtur kundër Prishtinës dhe e kemi ditur se çfarë vështirësish na presin. Ndikoi lodhja te lojtarët nga këto tri ndeshjet e fundit. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë tutje. Fondi i ekipit është ky, por ne do ta vazhdojmë punën tonë. Duhet pasur parasysh edhe forcën e Prishtinës si skuadër’, ka thënë fillimisht trajneri pas ndeshjes për ArtSport.
‘Çdo lojtar i ka momentet e veta brenda ndeshjes. Sigurisht që nuk ishte veprim i mirë. Në këto momente gjithçka ndodh. Unë nuk e pash si karton të kuq, ndoshta gjyqtarët e kanë parë më mirë dhe ashtu e gjykuan’, përfundoi Tetova.
Pas javës së 16-të, Prishtina është në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 17 sosh. /Telegrafi/