Në mesditë Tetova ka qenë qyteti më i ndotur në Republikën e Maqedonisë.
Në këtë qytet në mesditë janë matur 55 PM grimca për 100 mikrogramë, në Kumanovë janë matur grimcat e 52 PM për 100 mikrogramë, në Strumicë 23 PM për 100 mikrogramë, në Manastir 36, në Kërçovë 20, në Gostivar 35, në Veles 24, në Koçanë 21, në Kavadar 26.
një pjesë e komunave të Shkupit janë me ndotje të ajrit, por ndotja është më e ulët se në Tetovë dhe Kumanovë.
Kështu, në Karposh u matën 46 PP për 100 mikrogramë, në Qendër 34, në Milladinovci 30.
Në listën e “air vidual”, Shkupi sot është vendin e 17, edhe pse javën e kaluar ajo ishte në vendin e 6-të. Kalkuta në Indi sot është qyteti më i ndotur në botë. Ndërsa në Ballkan qyteti më i ndotur është Sarajeva me 24, ndërsa Zagrebi është 32 në listë./Telegrafi/