Site icon Telegrafi

Tetova sot është qyteti më i ndotur në Evropë

Tetova sot është qyteti me ajër më të ndotur në Evropë sipas aplikacionit AirCare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Njësia evropiane e matjes për ndotjen për momentin është 144, e maksimalja duhej të ishte 100.

Grimcat PM 2.5 për momentin janë 108 nga 100 të lejuara.

Grimcat PM10 për momentin janë 117 nga 100 të lejuara.

Shkak për ndotjen e ajrit është edhe djegia e një deponie të ngjyrave në afërsi të Tetovës. Brenda deponisë së djegur ka pasur edhe materiale kimike.

Lexo po ashtu Pamje nga shpërthimi i zjarrit në një depo në Tetovë

Më herët edhe zjarrfikësit e Tetovës u bënë thirrje qytetarëve që të mos dalin në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së madhe të ajrit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zjarr në një depo të metalit në Falishtë të Tetovës
Exit mobile version