Ulpiana pësoi humbje 2-1 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Lipjani shpresoi që të merrte një pikë nga ky takim, por në minutat e fundit pësoi humbje.
Pas ndeshjes, Edlir Tetova ka thënë se ai është krenar me lojën që kanë shfaqur lojtarët e tij në këtë sfidë.
“Ndihem i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve si në pjesën e parë, po ashtu edhe në të dytën”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.
“Në pjesën e dytë kemi mundur ta fitojmë ndeshjen me rastet që i kemi pasur, por kur nuk shënon edhe pëson”.
“Falë kualitetit të Prognit ndodhi edhe ajo që ndodhi, rezultati shkoi në të mirë të Gjilanit’, theksoi Tetova.
Pas javës së 14-të, Gjilani është ngjitur në krye të tabelës me 25 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 16 sosh. /Telegrafi/