Hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2018 kanë vendosur qytetin e Tetovës dhe Tuzllës, mes dhjetë qyteteve më të ndotura në Evropë.
Sipas vlerësimeve të OBSh-së, në Maqedoni rreth 1350 persona humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur, përderisa shpenzimet ekonomike tejkalojnë vlerën e 200 milionë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tetova dhe Tuzlla fuqishëm mbështeten në thëngjill – linjit, në industrinë e nxehjes së amvisërive që ndot shumë mjedisin.
Qyteti i Tetovës për disa vite me radhë ka pasur probleme me ndotjen e ajrit, ndërsa në disa raste ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë./Telegrafi/