Edhe në ditën e fundit të këtij vitit, qytetarët e Tetovës thithin ajër të papastër, ndërsa ajrin më të ndotur e bëjnë edhe ndezja e fishekzjarrëve.
Në matjen e fundit, Tetova është më shumë se dyfish më e ndotur, përkatësisht me 119 PM10, njofton Telegrafi Maqedoni.
Problemi i ajrit të ndotur është problem në nivel kombëtar kurse qyteti i Shkupit disa herë ka qenë i qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë.
Nga opozita maqedonase akuzojnë pushtetin aktual se nuk ndërmerr asgjë në përmirësimin e gjendjes së ajrit të ndotur ndërsa nga pushteti thonë se po merren masa si në plan afatshkurt ashtu edhe afatmesëm dhe afatgjatë./Telegrafi/