Që nga ora 21.30 minuta mbrëmë janë bllokuar tetë vetura vendkalimin në Jazhincë – Glloboçicë. Qytetarët që gjenden ende në kufi thonë se deri tash në ora 10 kanë pritur të pastrohet rruga por ende ska askush.
“Vendkalimi kufitar Jazhincë i bllokuar prej ora 21. 30 mbrëmë, deri tani ska as kush interes per debllokim te rruges deri tani ora 10” shprehet qytetari për TetovaSot i cili ka qëndruar tërë natën në kufi.
Personat e bllokuar kanë hyrë në zyrat e pikës doganore që gjenden në Jazhincë.
Nga autoritet kompetente nuk ka asnjë njoftim zyrtarë nëse rruga është e bllokuar apo e debllokuar, por siç mësohet shumë rrugë në Maqedoni janë të bllokuara nga bora. Gjithashtu edhe në Kosovë ka shumë borë ku rrugët malore janë të bllokuara./Telegrafi/