Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe mijëra janë të bllokuar dhe pa energji elektrike pasi stuhitë e fuqishme përfshinë Brazilin.
Pjesët qendrore dhe juglindore të vendit janë goditur nga erëra deri në 100 km/h dhe reshje ditore që arrijnë deri në 10 cm, sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë.
Shtatë persona dihet se kanë vdekur në Sao Paulo, shteti më i populluar i Brazilit, kryesisht për shkak të rënies së pemëve dhe infrastrukturës nga erërat e forta dhe reshjet e dendura.
Bëhet e ditur se banorët në shtetin juglindor e përshkruan shiun e papritur si të shkurtër, por vërtet intensiv, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Energjitë kanë përfshirë pjesë të mëdha të shtetit Sao Paulo që nga e premtja, me probleme të furnizimit me ujë gjithashtu.
Firma energjetike Enel ka thënë se më shumë se 1.3 milionë shtëpi dhe biznese janë ende pa energji elektrike.
Në kryeqytetin Brasilia, një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos në selinë e policisë ushtarake.
Megjithatë, shumë njerëz në Brasilia e kanë mirëpritur stuhinë si lehtësim të shumëpritur pas një rekord prej më shumë se 165 ditësh pa shi.
Ndryshe, në muajt e fundit, Brazili ka përjetuar thatësirën më të keqe që nga fillimi i regjistrimeve, të cilën ekspertët e kanë lidhur kryesisht me ndryshimet klimatike dhe fenomenin e motit El Nino.
Moti i nxehtë ka nxitur zjarre në të gjithë vendin duke shkatërruar pjesë të mëdha të pyjeve tropikale të Amazonës. /Telegrafi/