Telegrafi

Tetë të vdekur dhe 296 raste të reja me coronavirus në Mal të Zi

Mali i Zi ka raportuar një numër të madh të të infektuarve me virus dhe disa të vdekur.

Në 24 orët e fundit, 296 infeksione të reja me coronanvirus dhe tetë vdekje u regjistruan në Malin e Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Autoritetet shëndetësore malazeze kanë konfirmuar se janë shëriuar 119 pacientë, raporton rtcg.me.

U analizuan 749 mostra me dyshim të virusit, që do të thotë se më shumë se dy të tretat e personave të testuar ishin infektuar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 nga fillimi i qershorit është 137 dhe që nga fillimi i vitit 146. /Telegrafi/