Site icon Telegrafi

Tetë skuadra dhe tetë arsye pse rezultati final e Kupës së Botës në Katar me siguri do të mbahet mend përgjithmonë

Kanë mbetur edhe tetë skuadra në finalet e Kampionatit Botëror të Katarit dhe kushdo që fiton titullin si kampion bote më 18 dhjetor, do të mbahet mend gjatë.

Titullin e kampionit të botës e mbron Franca dhe nëse trikolorët fitojnë një titull të ri, do të jetë hera e parë në 60 vjet që një kombëtare mbron trofeun.

Të fundit që ndoqën këtë shembull ishin futbollistët e Brazilit, të cilët pasi fituan titullin në vitin 1958 në Suedi, mbrojtën titullin e kampionit të botës katër vjet më vonë në Kili.

Sa i përket Argjentinës dhe Portugalisë, sigurisht fitimi i titullit të kampionatit botëror për njërën nga dy kombëtaret e përmendura do të nënkuptonte që Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo të dilnin kampionë të botës, gjë që mund të ketë një rol të madh në statusin e “lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave”.

Nëse Maroku fiton titullin e kampionit të botës, që do të ishte sensacioni më i madh, do të jetë hera e parë në histori që një përzgjedhje nga Afrika do të ngjitet në kampionatin botëror të futbollit.

Sa i përket Brazilit, ashtu si në kontekstin e Messit dhe Ronaldos, fokusi është tek Neymar, i cili me siguri si lider do të shpallej heroi kryesor në fitimin e titullit të gjashtë të kampionatit botëror.

Së bashku me Marokun, Kroacia ka shanset më të pakta për të fituar titullin e kampionatit botëror dhe nëse kroatët do të ishin të suksesshëm në finale këtë herë, ndryshe nga viti 2018 kur humbën nga Franca, do të thoshte se Luka Modric po i thotë lamtumirë performancës në ekipin kombëtar me trofeun më të çmuar.

Së fundi, nëse Holanda do të fitonte titullin e kampionatit botëror, do të ishte hera e tyre e parë pas humbjes së tre finaleve të mëparshme.

Për herë të parë humbën në vitin 1974 kundër Gjermanisë Perëndimore me rezultat 2-1, pastaj katër vjet më vonë kundër Argjentinës dhe në vitin 2010 u mundën edhe nga Spanja në Afrikën e Jugut./Telegrafi/

 

Exit mobile version