Giorgio Chiellinit iu deshën tetë penj në kokë pasi që u lëndua në ndeshjen mes Juventusit dhe Olympiakos që u mbyll 2-0.
Në minutat e fundit të ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve e zhvilluar në Torino, Chiellini u godit kokë më kokë me Bjorn Engels.
Të dy patën gjakderdhje, por që e vazhduan takimin deri në fishkëllimin e fundit të gjyqtarit.
Chiellini e mbylli ndeshjen me një fashë të katërt në kokë, që ia ndalte gjakderdhjen.
Ai pas ndeshje shkroi në Instagram ku e shpjegoi gjendjen e tij.
“Morrëm tri pikë në fushë dhe tetë penj në kokë. Gjithçka që llogaritej sonte ishte fitorja. Le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar mbrojtësi italian.
Tre punti sul campo e otto in testa 😜🤕 ma stasera contava soltanto vincere. Avanti così #JuveOLY #ChampionsLeague pic.twitter.com/VwU3A4g8XL
— Giorgio Chiellini (@chiellini) September 27, 2017
Miralem Pjanic nuk mundi ta nis takimin pasi kishte pësuar një dëmtim në kofshë. Ai është në rrezik edhe për ndeshjen me Atalantan.
Chiellini njihet si mbrojtës i fort dhe që e jep atomin e fundit në fushë. /Telegrafi/
The "Real" @chiellini ❤️ pic.twitter.com/MrOZgmAv5o
— MARWAN 🇦🇪 (@marwanuae) September 27, 2017