Site icon Telegrafi

Tetë pacientë me coronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive në QKUK edhe sot po vazhdon trajtimi i personave të infektuar me COVID-19.

Në këtë klinikë sot gjenden të hospitalizuar 11 persona prej tyre tetë me coronavirus.

Sipas një njoftimi nga kjo klinikë nga tetë rastet me COVID-19, pesë prej tyre janë në gjendje stabile, një pacientë është në gjende më të rëndë dhe po trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , kurse dy pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Sot nga Klinika Infektive lirohet një pacient i cili ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19 si dhe për dy raste priten rezultatet. /Telegrafi/

Exit mobile version