Telegrafi

Tetë operacione, vetëm e vetëm që të përngjajë me Melania Trump! (Foto)

Një grua nga Teksasi, SHBA ka vendosur që të bëjë gjashtë operacione plastike, për vetëm një ditë, vetëm e vetëm që të duket si tanimë Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Claudia Sierra (42) e cila në përgjithësi pritet të bëjë tetë operacione – duke ndryshuar qepallat e syve, të pasmet, hundën dhe gjoksin.

“Melania për mua ilustron fuqinë; Ajo është Zonja jonë e Parë dhe unë pres që t’i përngjajë sa më shumë asaj”, ka thënë ndër tjerash Sierra.

Ndërkaq, sipas mjekut të saj për kirurgji plastike, shumë gra kanë kërkuar që të intervenojnë në trupin e tyre, në mënyrë që t’i përngjajnë Melania Trump. /Telegrafi/