Telegrafi

Tetë muaj burgim dhe 1.000 euro gjobë për shpërdorimin e mbi 200 mijë eurove

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.F. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale shpërdorimi i pasurisë së huaj.

Gjyqtari individual i Divizionit Penal Habib Zeqiri, më 21 qershor 2021, ka mbajtur seancë në të cilën me aktvendim ka refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet të pandehurit dhe prokurorit të shtetit, ndërsa më 22 qershor 2021 është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale si në aktakuzë, i njëjti është shpallur fajtor dhe është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë  muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë

“Përmes këtij aktgjykimi i pandehuri obligohet që në afat prej 60 ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në emër të kërkesës pasurore juridike t’i paguaj të dëmtuarës Kolegjit ’’…. në Ferizaj humbën e të hollave në lartësi prej 215.958.54”.

“I pandehuri akuzohet se në vazhdimësi nga data 25 janar 2019 deri më 27 shtator 2019, dhe nga 6 janar 2020 deri më 19 tetor 2020 në një Kolegj në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, e përvetëson pasurinë e cila i është besuar, në atë mënyrë që duke qenë transportues i parave nga arka deri në bankë dhe nga arka 4/F në Kolegjin … në Ferizaj, ka pranuar të hollat çdo ditë të cilat në disa data të caktuara nuk i ka dorëzuar në bankë në tërësi shuma e parave që nuk janë dorëzuar është 215.958.54 €”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/