Telegrafi

Tetë Motrat Mustafa bëhen për herë të parë bashkë, publikojnë klipin “Qika e nanës”

Foto: Motrat Mustafa/YouTube

Këndojnë shpesh së bashku, por më të njohurat ndër to janë vetëm dy.

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore me prejardhje nga Mushtishti, Motrat Mustafa, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kësaj here ato vijnë për herë të parë tetë motrat brenda klipit, ndërsa në video kanë përfshirë edhe të ëmën e tyre.

Foto: Motrat Mustafa/YouTube

Ky klip, i cili u diskutua shumë në media si një koncept “i vjedhur” nga këngëtarja tjetër e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, tashmë është një temë e mbyllur për të dyja palët.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, teksa klipi i është besuar produksionit EMF Creative. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4x7F18BjsVI