Mjaftojnë vetëm disa nuanca për ta bërë fytyrën të duket më e re, më e pushuar
Tani është koha e duhur për t’u nisur në këtë aventurë romantike bukurie.
Për përshtypjen më të mirë dekorojeni pjesën rreth fytyrës me xhufka.
Sot kemi formula të ndryshme që nuk i shkatërrojnë flokët dhe me to parukierët mund të heqin lehtësisht disa tone nga flokët. Kjo na jep një nuancë elegante që i bën mirë fytyrës dhe duket natyrale, transmeton Telegrafi.
Teknikat si balayage janë ideale për këtë lloj modeli flokësh, që i jep stilit një notë të bukurisë klasike.
Balluket e frymëzuara nga forma e perdes tashmë një kohë po sundojnë trendët në botën e flokëve të gjatë.
Harmonia e ngjyrave ka nuanca të ndryshme, nga ngjyra e mjaltit deri tek ajo e artë.
Prerja e flokëve bob është një nga ato që shumica i besojnë, e mbajnë të drejtë ose pak me onde.
Balluket i japin fytyrës një kornizë të veçantë, dhe e lajkatohen me nuanca të mrekullueshme.
Një kontrast në tonin midis majës dhe rrënjës do të sigurojë një përshtypje më të fortë të volumit.
Një bob i shkurtër është shumë i përshtatshëm për të gjitha llojet dhe teksturat e flokëve, mund të pritet në faza.
Fijet shumë të lehta rreth fytyrës theksojnë ngjyrën e syve.
/Telegrafi/