Lojtarë të jashtëzakonshëm, luajtën në epoka të ndryshme, por secili tregoi magji të vërtet në lojën e futbollit.
Ky grup lojtarësh prej tetë vetash, kanë një gjë të përbashkët, ata kanë fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe ‘Topin e Artë’.
Dy trofe ekipor njëri me kombëtare e tjetri me klube, më të lakmuarit për futbollist dhe tjetri çmim individual që jepet çdo një vit.
Në listë janë tre brazilianë, dy gjermanë, një francez, një italian dhe një anglez.
Bobby Charlton është i pari që e fitoi këtë ‘tripletë’.
Lojtarët joevropian nuk kanë mundur ta fitojnë këtë çmim pasi ‘Topi i Artë’ nuk është dhënë për këtë lojtarë deri vonë.
Siberiani George Weah është jo evropiani i parë që e ka fituar ‘Topin e Artë’ dhe atë në vitin 1995./Telegrafi/
Bobby Charlton: Kupa e Botës 1966, Kupa / Liga e Kampionëve 1967-68, Topi i Artë 1966
Franz Beckenbauer: Kupa e Botës 1974, Kupa / Liga e Kampionëve 1973–74, 1974–75, 1975–76, Topi i Artë 1972, 1976
Gerd Muller: Kupa e Botës 1974, Kupa / Liga e Kampionëve 1973–74, 1974–75, 1975–76, Topi i Artë 1970
Paolo Rossi: Kupa e Botës 1982, Kupa / Liga e Kampionëve 1984–85, Topi Artë 1982
Kaka: Kupa e Botës 2002, Kupa / Liga e Kampionëve 2006-07, Topi i Artë 2007
Rivaldo: Kupa e Botës 2002, Kupa / Liga e Kampionëve 2002-03, Topi i Artë 1999
Zinedine Zidane: Kupa e Botës 1998, Kupa / Liga e Kampionëve 2001-02, Topi i Artë 1998
Ronaldinho: Kupa e Botës 2002, Kupa / Liga e Kampionëve 2005–06, Topi i Artë 2005