Telegrafi

Tetë kandidatët e LVV-së për asamble që nuk arritën të marrin as nga 10 vota në Skenderaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot rezultatet nga Qendra e Numërimit të Votave për kandidatët në kuvende komunale.

Në web-faqen e KQZ-së, është publikuar lista me numri i të gjitha votave të numëruara nga QNR-ja.

LVV në garë për Kuvendin Komunal të Skenderajt kishte gjithsej 30 kandidatë, ku pesë kandidatët më të votuar për asamblistë janë: Hysni Mehani (1 mijë e 118 vota), Xhevat Nehbiu (103 vota), Bahri Zabeli (93 vota), Abedin Mula (69 vota), Islam Bekaj (67 vota), transmeton Telegrafi.

Kurse, disa kandidatë nuk kanë arritur të marrin as nga 10 vota.

Shaqir Mecinaj, 10 vota

Muhamet Dervishaj, 9 vota

Jeton Rrahmani, 9 vota

Feke Dajaku, 7 vota

Etnik Seferi, 4 vota

Leonora Hajrizi, 2 vota

Aleme Muslija, 2 vota

Arbesa Halimi, 1 votë.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor. /Telegrafi/