Tetë kandidatë do të garojnë për ta zënë vendin e Boris Johnsonit, si kryeministër i Britanisë së Madhe dhe njëherit kryetar i Partisë Konservatore.
Kandidatët e nominuar janë Kemi Badenoch, Suella Braverman, Jeremy Hunt, Penny Mordaunt, Rishi Sunak, Tom Tugendhat, Lizz Trus dhe Nadhim Zahaëi, transmeton Telegrafi.
Ligjëvënësit britanikë Sajid Javid dhe Rehman Chrishti kishin shprehur interesimin për të kandiduar, por ishin tërhequr para se te përpilohej lista finale me kandidatët.
Ata duhet të marrin minumin e 20 votave për t’u nominuar në këtë listë. Raundi i parë i votimit pritet të fillojë nesër.
Ndryshe Boris Johnson u detyrua të tërhiqet nga ky post pas presioneve të shumta, si nga partia e tij ashtu dhe nga ato të tjerat. /Telegrafi/