Në historinë e futbollit janë vetëm tetë futbollistë që kanë arritur t’i fitojnë tre nga titujt më të çmuar në botën e futbollit: Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.
Historia e futbollit është e madhe me shumë trofe dhe çmime të fituara ndër vite: trofe ndërkombëtar, kombëtar e ekipor.
Megjithatë, edhe përkundër se kanë luajtur shumë lojtarë të mirë dhe legjenda, jo të gjithë kanë mundur të fitojnë tituj të rëndësishëm ekipor dhe individual.
Kjo pasi, në gjithë historinë e futbollit janë vetëm tetë futbollistë që kanë arritur t’i fitojnë tre nga titujt më të çmuar në botën e futbollit: Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.
Në këtë listë nuk gjendet dy nga emrat më të njohur të gjithë historisë së futbollit, dy futbollistët më të mirë aktualisht në botë tash e 10 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi argjentinas dhe ai portugez kanë arritur të fitojnë nga pesë herë Topin e Artë dhe po ashtu edhe Ligën e Kampionëve, por asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë Kupën e Botës me kombëtaret e tyre.
Tetë futbollistët e vetëm që kanë fituar tre nga trofetë më të rëndësishëm në botë i përkasin katër kohës së vjetër dhe katër tjetër kohës moderne të futbollit.
Nga koha e vjetër janë legjendat: Bobby Charlton, Paolo Rossi, Gerd Muller dhe Franz Beckenbauer, ndërsa legjendat e futbollit modern janë: Zinedine Zidane, Rivaldo, Ronaldinho dhe Leite Kaka. /Telegrafi/
Më poshtë keni fotografinë që tregon vitet kur i kanë fituar trofetë këta tetë futbollistë: