Natyrisht, jeni mësuar që çdo gjë që ju duhet për pastrim ta blini posaçërisht dhe ta mbani larg fëmijëve
Mirëpo, a e keni ditur që ekzistojnë disa artikuj, të cilët çdo ditë i keni pranë, por me të cilët mund ta pastroni hapësirën tuaj jetësore?
Limoni
Njollat nga çarçafët, ndotjet të cilat janë grumbulluar në furrën e shporetit apo për shkëlqim më të fortë të mesingut – përdorni limonin. Thartira liron të gjitha shtresat dhe eliminon njollat pothuajse në mënyrë magjike, transmeton Telegrafi.
Orizi
Nëse ndonjëherë keni pyetur si t’i pastroni ato pjesë të paqasshme të vazove, e kemi zgjidhjen! Në ujë të ngrohtë qitni pak detergjent për larje të enëve dhe shtoni oriz, dhe me të shpejt do ta zgjidhni këtë problem.
Kripa e kuzhinës
Sipërfaqet të cilat i përdorni për gatime të ushqimit mund t’i pastroni duke qitur në njolla pak kripë. Gjithashtu mund të lani edhe enët e metalta.
Keçapi
Besoni apo jo, me keçap mund të pastroni objektet e bakrit, mirëpo edhe ta çoni veturën tuaj deri në atë pikë që të shkëlqejë si yjet.
Arrat
Ndotjen apo dëmtimet në sipërfaqet e drunjta mund t’i eliminoni dhe maskoni me arra. Gjithsesi, më parë qëroni dhe pastaj thjesht qitni me lëvizje të vogla.
Soda e bikarbonatit
Ky artikull meriton çdo lëvdatë! Jo vetëm që e përzier me ujë të nxehtë mund të përdoret për pastrim të çdo vendi në shtëpi, por me sodë bikarbonati mund t’i shkëlqeni stolitë.
Uthulla
Mu si edhe soda e bikarbonatit, uthulla është shumë e rëndësishme. Ajo mund t’jua freskojë rrobat, me lehtësi i heq njollat nga tepihët, zbukuron dritaret, eliminon mykun nga vaska dhe dushi në banjë, por edhe shumëçka!
Vodka
Pak nga kjo pije e popullarizuar mund t’jua freskojë aromën e rrobave, si edhe t’jua pastrojë objektet e porcelanit. /Telegrafi/