Është koha më e bukur e vitit – bashkëatdhetarët po kthehen në Kosovë për pushime. Pa dyshim se gjatë kësaj periudhe ngarkohen rrugët në autostradat kombëtare dhe pritjet në pikat kufitare janë të gjata, e kolonat kilometërshe.
E kjo simuluar tashmë edhe në një video skeç nga Stupcat, komikët më të famshëm shqiptarë të momentit, të cilët pëlqehen tepër shumë, sidmos nga bashkë-qytetarët tanë në diasporë.
Në skeçin e publikuar së fundmi, Teta Gjyli bashkë me “shoqet e veta” i presin bashkëatdhetarët në autostradë, derisa shfaqet agja Shneq.
Ky i fundit menjëherë nevrikoset me teta Gjylin, duke ja bërë të ditur se bashkëatdhetarët nuk vijnë më me vetura, por vijnë masovikisht me aeroplan dhe se pritja duhet të bëhet në aeroport.
“Shpejt nisemi për aeroport”, brohoriti teta Gjyli duke i ftuar të gjithë që të shkojnë në aeroport t’i presin bashkëatdhetarët, pasi Malësia Reisen e ka ndërruar trendin duke e nxitur gjithë diasporën të shfrytzojnë linjat ajrore të kësaj kompanie për të udhëtuar drejt Kosovës.
Në video promovohet Malësia Reisen, e cila është kompania më e madhe ajrore, e cila e bën Kosovën të jetë më pak se 2 orë larg për të gjithë bashkëatdhetarët me linja nga të gjitha aeroportet në Evropë drejt Prishtinës e Shkupit.