Punonjësit që testojnë pajisjet e matjes nënujore, mund të kenë zgjidhur misterin e aviacionit të 56 viteve më parë.
Ata kanë thënë se kanë gjetur copat e një aeroplani të vogël në thellësi të mëdha në liqenin e Kalifornisë, Folsom, transmeton Telegrafi.
Në imazhet e sondës shihen copat e aeroplanit të mbuluar nga rëra dhe myshqet rreth 50 metra nën sipërfaqen e liqenit, ka bërë të ditur një teknik për mbrojtjen e ambientit në Seaflooer Systems, Jeff Riley.
Ai ka shpjeguar se si për herë të parë e kanë kuptuar se “mund të ketë diçka thellë në ujë”, kur hasën në të dhënat që kolegu i tij Tyler Atkinson i mblodhi derisa anija e tij pa ekuipazh po patrullonte.
Seafloor Systems me seli në Kaliforni, është kompani gjeodete e specializuar për krijimin e hartave detare, liqeneve dhe lumenjve.
Ata kanë arritur të mbledhin fotografitë e “bishtit të aeroplanit dhe të helikës”, kurse Riley ka thënë se përshtaten me përshkrimin e aeroplanit të rrëzuar në vitin 1965.
Piper Comanche 250 ishte rrëzuar në liqen në natën e Vitit të Ri gjatë një aksidenti ajror. Trupi i pilotit ishte gjetur, por autoritetet kurrë nuk kishin arritur të gjejnë aeroplanin e as tre pasagjerët që gjendeshin brenda. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ofi1KGSgMU8