Telegrafi

Testohen projektorët për herë të parë në “Arenën Kombëtare”, pamje të mrekullueshme të impiantit modern

Edhe pak kohë na ndajnë nga inaugurimi i shumëpritur i “Arenës Kombëtare”, shtëpisë ku do të luajë Kombëtarja Shqiptare.

Mbrëmjen e sotme është bërë edhe testimi i projektorëve në impiantin e ri modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet.

Pamjet që vijnë nga atje janë fantastike.

Ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, dhe njëherazi Shefi i Sektorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, i cili ka publikuar në faqen e tij të Facebook, fotot nga ndezja e projektorëve në “Arenën Kombëtare”.

Kujtojmë që pak ditë më parë përfundoi edhe shtrimi i tapetit të gjelbër, teksa stadiumi pritet të inaugurohet në muajin nëntor në sfidën ndaj Francës.

Shqipëria do të kthehet të luajë në Tiranë pas më shumë se katër vitesh.