Të mërkurën në Ferizaj janë testuar hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U-17 të Kosovës.
Pjesëmarrëse ishin plot 29 hendbolliste të klubeve tona – thuhet në njoftimin e FHK-së.
Selektori Agron Shabani dhe trajnerët Arben Parduzi e Granit Sahiti kanë përcjellë me vëmendje punën e lojtareve të reja.
Një pjesë e tyre do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B që muajin e ardhshëm mbahet në Lituani.