Telegrafi

Testimi i mësimdhënësve vitin e ardhshëm, Sindikata thotë se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë (Video)

Planifikimi i testimit të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit ka nxitur debat tek mësimdhënësit dhe Sindikata e Arsimit.

Sindikata e Arsimit pati shprehur qëndrimin e saj kundër çdo forme të testimit, si dhe pati paralajmëruar grevë në rast se ndodh kjo gjë.

E, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në një prononcim për media ka thënë se testimi do të fillojë vitin e ardhshëm. Sipas tij, duhet larguar stresi sa i përket këtij vlerësimi, sepse kjo do të ndodh në kohën e duhur.

Ai theksoi se rezultati nuk do të jetë individual dhe se kjo do t’i ndihmoj Ministrisë së Arsimit për t’i orientuar fondet për trajnimin e mësimdhënësve.

Ndërsa, Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit, edhe njëherë theksoi se nuk do ta pranojnë asnjë formë testimi – as këtë vit e as vitin e ardhshëm. /Tribuna Channel/