Policia e Kosovës ka shpallur rezultatet e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor të mbajtur nga data 19.08.2024 deri më datë 23.08.2024 për Zyrtarë Policorë sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më datën 26.07.2023.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.
“Policia e Kosovës shpallë rezultatet e testit psikologjik të mbajtur nga data 19.08.2024 deri më datë 23.08.2024 për Zyrtarë Policorë sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri me datën 26.07.2023”, thuhet në njoftim.
Në këtë link mund t’i shikoni rezultatet e testit dhe kontrollimit mjekësor të zyrtarë policorë, sipas qyteteve. /Telegrafi/