Telegrafi

Testet serologjike tregojnë se çdo i katërti banorë i New Delhit është prekur nga COVID-19

Pothuajse çdo i katërti banorë i kryeqytetit Indian, New Delhi ishte i infektuar me coronavirus, kanë treguar testet serologjike (testet e antitrupave).

Qendra Kombëtare Indiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve testoi mostrat e gjakut të 21.387 banorëve të Delhit.

U zbulua se rreth 23,48 për qind e tyre kanë krijuar antitrupa ndaj COVID-19, gjë që tregon se ata në të kaluarën kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, shkruan CNN.

Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në New Delhi janë raportuar 125.096 rastesh me infeksion, që është më pak se 1 për qind e popullsisë së saj. Me rreth 16.78 milionë njerëz që jetojnë në kryeqendrën indiane, shumë më tepër janë diagnostikuar me coronavirus, sipas testeve serologjike – rreth katër milionë banorë, transmeton Telegrafi.

New Delhi është qyteti më i prekur nga coronavirusi në Indi, megjithëse pandemia është përhapur shumë shpejt në pjesët e tjera të vendit. Në 24 orët e fundit, 37,724 raste të reja të infektuarish me coronavirus janë raportuar në të gjithë Indinë.

India është shteti i tretë në botë me së shumti persona të infektuar, ku deri më tani është raportuar se janë më shumë se 1.19 milion raste gjersa Ministria e Shëndetësisë tha se studimi zbuloi se shumica e të infektuarve ishin asimptomatikë. /Telegrafi/