Telegrafi

Tesla u largua nga pista e Nurburgringut, pa treguar zyrtarisht kohën me të cilën e kaloi shtegun

Model S nuk duket se kreu me sukses, xhiron nëpër shtegun e famshëm

Duke i dhënë fund këtij kapitulli, Tesla është larguar me prototipin Model S Plaid dhe është kthyer në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Asnjë rezultat nuk është treguar nga ky prodhues, se për sa kohë e ka përshkuar xhiron e Nurburgringut të Gjermanisë, ndërsa mësohet se do të kthehet sërish muajin që vjen.

“Të dhënat nga pistat e testimit, tregojnë se Model S Plaid ka arritur në Nurburgring për 7:20. Me disa ndryshime, mund të arrijë 7:05 kur Model S kthehet gjatë muajit që vjen”, shkruan në llogarinë e Teslas në Twitter.

Mirëpo, sipas të dhënave nga të pranishmit, bëhet e ditur se kjo Tesla e modifikuar rëndë, ka arritur të kalojë pistën për shtatë minuta e 23 sekonda, që është edhe më larg prej pretendimeve të deritanishme.

Pritet që deri në muaji e ardhshëm, Tesla Model S, të kryej me sukses xhiron dhe të tregojë rezultatin që pritet t’ia kalojë Porsche si makinë më e mirë. /Telegrafi/