Përditësimi i ri i Tesla-s për “relaks” shton disa veçori të reja të shumëpritura, duke përfshirë aftësinë për të luajtur lojëra nga Steam në makinën tuaj dhe mbështetjen për Apple Music.
Tesla tashmë ofron një sërë lojërash për pronarët e makinave si Cubhead dhe Stardew Valley, dhe shtimi zyrtar i Steam nuk është një surprizë totale, pasi CEO, Elon Musk postoi në Twitter se kompania po “bënte progres” me një integrim Steam në korrik, transmeton Telegrafi.
Por tani që Steam për Tesla është më në fund këtu, pronarët mund të kenë shumë më tepër lojëra në dispozicion të tyre.
Tesla thotë se Steam do të jetë i disponueshëm në automjetet “të reja” Model S dhe X, dhe Telsa thuhet se e ka sqaruar atë në shënimet e lansimit që në nënkuptojnë makinat S dhe X nga viti i modelit 2022 ose më të reja me 16 GB RAM.
Kompania thotë se Steam sjell “mijëra” lojëra në makinat e saj dhe ndërkohë që do të na duhet të presim dhe të shohim se cilat prej tyre funksionojnë më mirë. /Telegrafi/