Telegrafi

Tesla, shoferi e bën “një sy gjumë” – vetura lëvizë vetë në autostradë (Video)

Një burrë në Kaliforni mbetën të habitur, kur panë një burrë brenda veturës në lëvizje duke fjetur në një trafik tejet të dendur.

Videoja amatore shfaq veturën që lëviz nëpër autostradë në San Francisko, transmeton Telegrafi.

Tesla e bardhë shihet duke lëvizur me një shpejtësi mesatare, derisa burri prapa timonit po bënte një “sy gjumë”.

Kujtojmë se veturat Tesla kanë funksionin e autopilotit, që përshtat shpejtësinë në kushte të trafikut dhe rreshtohet në korsinë e duhur.

Megjithatë, kërkohet nga shoferi që të jetë gjithmonë i gatshëm për të marrë kontrollin mbi timonin. E personi që kishte filmuar këtë skenë të pazakontë, ka shkruar se “nuk ka mundur t’iu beson syve”.

Derisa veturat e Teslas kanë opsionin e auto-pilotimit, drejtori ekzekutiv Elon Musk, ka deklaruar në shkurt se këto vetura do të mund të jenë plotësisht autonome deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/