Telegrafi

Tesla që po lëvizte në mënyrë automatike duket se u përplas me aeroplanin privat 3.5 milionë dollarësh

Një video u postua në Reddit të enjten që duket se tregon një automjet Tesla duke u përplasur ngadalë me një avion privat 3.5 milionë dollarësh, pasi u “thirr” nga pronari i tij duke përdorur funksionin e parkimit automatik të prodhuesit të automjeteve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesi i Reddit tha se incidenti ndodhi në një ngjarje të sponsorizuar nga prodhuesi i avionëve Cirrus në Felts Field në Spokane, Washington.

Videoja duket se ka kapur pamjet e kamerave të sigurisë të Tesla-s duke përplasur ngadalë dhe më pas duke e shtyrë Cirrus Vision Jet përtej asfalti.

Sipas përdoruesit, pronari i Tesla-s po përdorte veçorinë “Smart Summon” që i mundëson një automjeti Tesla të largohet nga një vend parkimi dhe të shkojë tek pronari i saj.

Duke përdorur vetëm aplikacionin Tesla në telefonin tuaj të avancuar, ju mund ta “thirrni” makinën tuaj tek ju nga një distancë maksimale prej 60 metrave, për sa kohë që makina është brenda linjës tuaj të shikimit. /Telegrafi/