Në një autostradë të Holandës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku ka mundur të përfshihet edhe një e tretë.
Mirëpo, makina Tesla që ndodhej prapa tyre që u goditën, e ka parashikuar se do të ndodhë një aksident, andaj me të lëshuar një sinjal me tingull, ngadalësoi shpejtësinë dhe shmangu çdo përplasje të mundshme, transmeton Telegrafi.
Kur makina përpara uli shpejtësinë, gjë që nuk do duhej të ndodhte kur të gjitha lëviznin njëjtë në një rrugë të hapur, ky moment është vërejtur nga sensorët e dedikuar për kontrollin e sigurisë.
Sistemi që parashikon aksidentet, ka aktivizuar frenat emergjente, vetëm një sekondë para se në aksident të përfshihet edhe vetura tjetër.
Asnjë prej të pranishmëve që ndodhej në makinat e përfshira në aksident, nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe gjendja tyre është e mirë. /Telegrafi/