Përveç një automjeti që funksionon mirë, pjesa më e rëndësishme e një udhëtimi të mirë me taksi është një shofer i sigurt me aftësi të shkëlqyera navigimi.
Ndërsa kjo mund të jetë e mjaftueshme për shumicën e pasagjerëve, Tesla dëshiron të ripërcaktojë taksitë tradicionale me shërbimin e saj të propozuar rishtazi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndryshimi i parë i madh? Duke “dëbuar” shoferin.
Sipas Washington Post, Tesla planifikon të nisë një shërbim taksi në Kaliforni duke përdorur automjete elektrike autonome vetë-drejtuese.
Në fund të vitit të kaluar, Tesla thuhet se paraqiti një kërkesë për leje karte në Komisionin e Shërbimeve Publike të Kalifornisë duke kërkuar miratimin për të transportuar pasagjerë në automjetet e saj.
Dhe në nëntor, një zyrtar i CPUC i dërgoi email Tesla-s për të propozuar diskutimin e hapave të ardhshëm të propozimit të robotaksit të kompanisë, sipas një emaili të marrë nga Post.
Ndërkohë një zëdhënës i CPUC tha për gazetën se leja e Teslës është aktualisht në shqyrtim.
Post raportoi se Tesla tashmë ka miratimin për të testuar automjetet e saj pa shofer në Kaliforni – nëse një njeri është pas timonit. Megjithatë, kjo leje e re do të lejojë Tesla-n të pranojë kërkesat e përdoruesve për udhëtime të drejtuara vetë. /Telegrafi/