Site icon Telegrafi

Tërstena tregon tre figurat më të mëdha të shqiptarëve të Maqedonisë

Kampioni olimpik shqiptar Shaban Tërstena, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur për sfidat e tij në rrugën drejt majave të sportit të mundjes, si dhe sportistët e sotëm shqiptar.

Në pyetjen se cilat janë tre figurat më të mëdha shqiptare në Maqedoni, ai tha se ka shumë ndërsa i përmendi Ferid Muradin, Nënë Terezën dhe Arben Xhaferin.

“Ne shqiptarët e Maqedonisë e kemi shkruar historinë, të tjerët munden vetëm ta përsëritin. Unë si sportistë mendoj se i pari është nobelisti Ferid Muradi. Ai është figurë e jashtëzakonshme dhe i vlerësuar botërisht. Pastaj dua ta përmendi figurën që e njeh gjithë bota – është Nënta Terezë. Kurse figura e tretë është e veçantë. Ai politikani i parë që ka qenë prezent kur unë jam shpallur sportist i Maqedonisë. Prandaj unë e çmoj figurën e tij, ai është Arben Xhaferi”, tha Tërstena.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Exit mobile version