Telegrafi

Terry refuzon tri oferta joshëse nga MLS-ja

John Terry po kërkohet me ngulm nga skuadrat e kampionatit amerikan, MLS-së.

Kapiteni i Chelseat ka qenë objekt i ofertave të tri skuadrave nga Major League Soccer.

Megjithatë, sipas Daily Star, John Terry ka vendosur t’i hedh poshtë ofertat edhe pse ishin mjaft joshëse, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Essien i tregon Terryt me një foto se sa shumë ka ndryshuar Chelsea, por kapiteni duhet të ndjehet krenar (Foto)

Kontrata aktuale e ish-reprezentuesit anglez me skuadrën nga Stamford Bridge do të përfundojë në verë dhe ai është duke menduar edhe pensionimit.

Skuadrat nga MLS që Terry i refuzoi janë LA Galaxy, New York Red Bulls dhe Orlando City. /Telegrafi/