Telegrafi

Terry refuzon ofertën e Spartakut prej 3.36 milionë eurosh për shkak të familjes

John Terry (Foto: Getty Images)

Ish-kapiteni i Chelsear, John Terry, e ka hedhur poshtë mundësinë që të luajë për Spartak Moskën, përkundër ofertës luksoze nga klubi rus.

37-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar Aston Villa që nuk arriti të rikthehej në Ligën Premier, ashtu që fundi i qershorit ka mbetur pa kontratë.

Qendërmbrojtësi iu nënshtrua testeve mjekësore te Spartaku dhe pritej ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit rus.

Ai do të përfitonte 3.36 milionë euro për të luajtur një sezon në Rusi, mirëpo tash ka bërë të ditur se bisedimet kanë dështuar.

Lexo po ashtu Lajmet për John Terryn

“Pasi e mendova mirë, vendosa ta refuzoja kontratën e ofruar nga Spartak Moska. Dua ta falënderoj Spartakun dhe t’u uroj sukses si klubit ashtu edhe tifozëve për pjesën e mbetur të sezonit. Është një klub ambicioz dhe më ka lënë shumë mbresa profesionalizmi i tyre”.

“Mirëpo, pasi e kam analizuar këtë transferim me familjen time, vendosëm se nuk është lëvizja e duhur për ne në këtë periudhë. Me fat Spartak”, ka shkruar Terry në një postim në Instagram.

Futbollisti anglez e nisi karrierën te Akademia e West Hamit, ndërsa në moshën 14-vjeçare iu bashkua Chelseat, ku regjistroi mbi 700 paraqitje.

Në karrierën mbresëlënëse me Blutë, ai fitoi pesë tituj të Ligës Premier dhe trofeun e vetëm të Ligës së Kampionëve në sezonin 2012/2013. /Telegrafi/