Telegrafi

Terry largohet nga Chelsea

Kapiteni i Chelseat, John Terry do të largohet nga klubi në vitin 2017.

Sipas Daily Mail, trajneri Antonio Conte e ka për plan ta largojë Terryn në njërin nga dy afatet e ardhshme kalimtare.

Terry ka qenë i kushtëzuar nga lëndimet dhe nuk ka startuar në asnjë ndeshje duke zhvilluar vetëm shtatë si zëvendësues.

Kur pritet edhe kthimi i Kurt Zoumas në ekipin e parë, atëherë për mbrojtësin anglez hapësirat janë të pakta.

Por Terry nuk e ka ndërmend të i jap fund karrierës dhe për këtë do të kërkojë skuadër të re në verë.  /Telegrafi/