Site icon Telegrafi

Terroristi u qëllua për vdekje, 60 sekonda pas fillimit të sulmit me thikë ndaj kalimtarëve në Londër

Policia qëlloi për vdekje terroristin që goditi me thikë dy kalimtarë të pafajshëm, një minutë prej se ai kishte filluar sulmin e tij.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Sudesh Amman, 20 vjeç, kishte rrëmbyer një thikë nga një dyqan, e nxori atë dhe më pas kërkoi viktimat në Streatham High Road në jug të Londrës.

Duke dhënë më shumë detaje rreth operacionit të djeshëm, Policia Metropolitane tha në një deklaratë sonte: ‘Koha nga kur ai hyri në dyqan për të filluar sulmin dhe kur policët u përgjigjën, duke e qëlluar fatalisht, ishte brenda 60 sekondave”.

Deklarata vazhdoi: “U fillua një operacion i cili përfshinte oficerë të armatosur të mbikëqyrjes”.

Ndryshe, po sipas mediave britanike, Amman ishte liruar nga burgu më 23 janar, ku ishte duke shërbyer dënimin për shpërndarje të materiale propaganduese përmes internetit.

Lexo po ashtu Tre të plagosur në sulmin terrorist në Londër, një në gjendje të rëndë

Gjithashtu thuhet se ai ishte nën mbikëqyrje nga policia e armatosur në kohën e sulmit, nga i cili mbetën tre persona të plagosur.

I veshur me një jelek të rremë vetëvrasjeje, ai kishte lënë një bujtinë në Leigham Court Road, menjëherë pas orës 1.20 të pasdites.

Aman pastaj shkoi rreth një milje më tutje, duke u futur në një dyqan, pak para orës 02:00.

Scotland Yard tha që kishte rreth 60 sekonda midis kohës kur ai u fut në dyqan dhe kur nisi sulmin jashtë, ndërsa ai u qëllua rreth një minutë pasi ai filloi të godiste njerëzit me thikë.

Sipas dëshmitarëve, ai mori një thikë të lirë nga raftet, e përshkruar deri në 25 centimetra në gjatësi me një dorezë të bardhë.

Me gjithë përpjekjet e shitësit për ta ndaluar atë, i dënuari terrorist iku nga dyqani, hoqi thikën nga paketimi dhe goditi me thikë një grua në të 50-tat në shpinë – duke vazhduar edhe me sulme të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version